Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave gjatë paradites por here pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Ndërsa, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat Juglindore ku nuk priten reshje. Megjithatë shirat do të jenë në sasi të pakta. Gjatë natës parashikohet përmirësim i përkohshëm i motit duke larguar shirat nga i gjithë vendi.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.