Vendi ynë do të jetë sot nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme, që do të sjellin vranësira dhe shira në të gjithë territorin, ku reshja më të dendura priten të mbizotërojnë zonën veriore dhe veriperëndimore.

Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë shtrëngate të shoqëruar me stuhi të forta ere. Gjatë natës, pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi maksimumi mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 7 ballë.