Gjatë ditës së sotme vijon ndikimi i masave të ftohta polare në vend duke bërë që moti të jetë i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat malore. Orët e pasdites mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.