Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë.

Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu