Sipas MeteoAlb gjatë orëve të para të ditës do të jemi nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Por në zonat malore do të ketë kalime vranësirash.

Ndërsa në orët në vijim vranësirat e lehta do të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.