Sipas MeteoAlb, dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, ku në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës.

Orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit vetëm zonën e Alpeve do kenë zhvillim të vranësirave dhe flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.