Gjatë ditës së sotmë territori shqiptar do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në mëngjes, por një rritje e lehte pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.