Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave,  ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore.

Parashikohet që orët në vijim të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në ekstremin jugor të vendit, por reshje të pakta dëbore priten sërish në zonat juglindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.