Gjatë orëve të paradites do të vijojë ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Parashikohet që orët në vijim të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, por shirat do të jenë të dobët dhe të përkohshëm, përjashtim bëjnë zonat Jugore të cilat dominohen nga kthjellime dhe vranësira të dendura, por pa reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por konstante vijon mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -1°C  deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 4 ballë.