Gjatë paradites territori shqiptar do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, më të theksuara në zonat malore.

Në orët në vijim parashikohet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në vend, ku në zonat malore do të ketë rrebeshe shiu. Por po ashtu dhe pjesërisht zona e ulët do të ketë momente të shkurtra me pika shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu