Vendi ynë do të dominohet nga një mot i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që pas mesditës priten kalime vranësirash në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore dhe zona të izoluar në qendër duke rrezikuar momente të shkurta me rrebeshe shiu.

Sipas MeteoAlb, pasditja do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 4 ballë.