Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites. Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër.

Megjithese pse ka shtim të lagështirës në ajër reshjet nuk do të jenë prezente.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi 2 ballë.