Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por reshjet nuk do të jenë në sasi të konsiderueshme.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë:

në zonat malore, nga -1°C në 11°C,

në zonat e ulëta nga 05°C në 17°C,

në zonat bregdetare nga 07°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.