Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet grumbullim i vranësirave konvektive duke gjeneneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë shira të përkohshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor –  Jugperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.