Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin.

Pas mesdites vranësirat kalimtare të behën më të dukshme në zonat malore, ku në Veri do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu. Ndërsa pjesa me  e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.