Vendi ynë do të mbetet në pjesën e parë të ditës nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore nga jugu i Europës, që sjellin mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Pasditja pritet të sjellë një shtim të varnësirës, shoqëruar me reshje në pjesën më të madhe të vendit, përveç vijës bregdetare.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore.

Parashikohet që orët vona të pasdites të largojnë vranësirat nga territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por 2 gradë rënie presim në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzimi i ulët.