Temperatuat e acarta të këtyre ditëve shënojnë sot një rrirje graduale, në ultësirën Perëndimore, ndërsa sipas Meteoalb, ngricat do të vijojnë të jenë prezente në pjesën lindore të vendit.

Gjatë orëve në vijim, moti do të shoqëroher nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.