Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Ndërsa në orët në vijim do të ketë kalime të lehta të vranësirave në zonat malore dhe në zonën e ulët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell dallgëzim mbi 2 ballë.