Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-7 m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 8-12 m/s shoqëruar me dallgëzimin të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zonat malore 0 deri 13°C, në zonat e ulëta 1 deri 19°C 4, në zonat bregdetare 6 deri 19°C.