Kjo fillimjave ne Gadishullin Ballkanik do te ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.
Keshtu, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë.
Gjithashtu era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje ne te gjithe territorin.
Zona malore 8/27°C
Zona e ulët 9/30°C
Zona bregdetare 11/28 °C.