Meqënëse Gadishulli Ballkanik po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të nxheta nga Afrika të cilat do të ifluencojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë, si pasojë do të ketë temperatura të larta mbi mesataren e periudhës.
Kështu sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Parashikohet që era të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet.
Edhe valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.
Zona malore 8/27°C
Zona e ulët 11/31°C
Zona bregdetare 13/26 °.