Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothujase e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore në thujase të gjithë relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 11m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në zona malore -3 deri 7°C, në zona e ulëta -3 deri 16°C, në zona bregdetare 1deri 16°C.