Pritet sërish rënie e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët, por relativisht të ftohtë, ama herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Rikthehen problematikat e ngricave në akset rrugore përgjatë zonave malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dyja vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.