Pjesa e parë e ditës do të sjellë në të gjithë vendin tonë kthjellime, të cilat do të jenë më të dukshme në ultësirën perëndimore.

Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin Shqiptar, që më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.