Në qarkun e Gjirokastrës gjatë natës ka patur reshje shiu me intesitet deri në mesatar të shoqëruara me erë të fortë, reshje që vazhdojnë dhe në mëngjes. Nga MZSH bashkia Memaliaj njoftohem për një pemë të rëzuar në rrugë Memaliaj.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikse të cilat larguan pemën e rrëzuar nga rruga. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës Memaliaj është i pa ndryshuar që nga dje në mbrëmje, më pak së 4 metër.

Në pikmatjen e pacarelës Përmet niveli i Vjosës është 2.4 metër. Furnizimi me energji elektrike në qark është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë.

Në bashkitë e tjera të qarkut deri në orën 08: 00 me përjashtim të problemeve të raportuara dhe janë në vëmëndje të punës së strukturave përgjegjëse nuk ka situata të tjera. Mbetemi në kontakt për çdo situatë që mund të krijohet.