Sinoptikania Lajda Porja, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim.

Ajo theksoi se sot pritet të jetë edhe dita e fundit që do të ketë prezencë të lartë të reshjeve të shiut.

Më pas sqaroi se nga dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim të reshje dhe vendi do t’i mbetet reshjeve të dëborës. Porja bëri me dije se në zonat malore temperaturat do të ulen deri në -4 dhe -5 gradë celsiuas dhe se ngricat do të jenë prezentë.

“Do të thoja se sot është dita e fundit që ka edhe më shumë reshje. Ka një zhvillim të një celule nga ora 12:15, ku pritet që edhe jugu të ketë rrebeshe. Pas orë 18:00 do të kemi reshje por do të jenë të dobëta. Dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim total të reshje. Reshje dëborë në të gjithë shtrirjen lindore. Pas ditës së enjte do të ketë përmirësim, Nga nesër temperaturat do të jenë në rënie dhe ngricat do të jetë prezentë  në zonat malore temperaturat do të zbresin në -4 dhe -5. reshjet më të dendura në juglindje parashikohet të bien sonte. Ditën e enjte priten reshje të pakta dhe më pas nuk do të ketë më reshje”, tha sinoptikania Porja.