Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku në ekstremin verior të vendit pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb,temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.