Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se mosçelja e negociatave është përgjegjësi direkte e Edi Ramës jo vetëm si ministër i Jashtëm por si kryetari i Qeverisë shqiptare.

Nga foltorja e selisë blu, Basha deklaroi se 9 kushtet e Bundestagut gjerman përbëjnë themelet e një udhërrëfyesi për daljen e Shqipërisë nga kriza e thellë ku e ka futur vendin Edi Rama dhe mazhoranca e tij.

“Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja. Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudoparlament. E vërteta është se përgjegjësinë për dështimin për herë të katërt për hapjen e negociatave e ka Edi Rama dhe askush tjetër. Është dështimi i tij personal. Nuk është dështimi i Shqiperisë, nuk është dështim i shqiptarëve. Është dështim i Edi Ramës. Ky njeri në pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe ministër i Jashtëm dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociatat dhe siç duket qartë dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër. Ky nuk është dështimi i parë, as i dytë, as i tretë, por është dështimi më i fundit, më i freskët në kaosin dhe në krizën ku e ka futur vendin në qeverisjen e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin”, u shpreh Basha.

“Nuk kemi kohë për të humbur me njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi”

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës në seancën e parlamentit, ku i akuzoi të gjithë për dështimin e negociatave, por nuk mbajti asnjë përgjegjësi vetë.

“Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomik, punësimi, politike dhe 9 kushtet e kërkesat e Bundestagut gjerman përbëjnë shprehen më koncize, të një udhërrëfyesi për daljen nga kjo krizë. Nuk kemi kohë për të humbur. Me njerëz që kanë dështuar, vjedhur, shkatërruar dhe nuk duan të mbajnë përgjegjësi. Është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot këtij vendi”, tha kryedemokrati Lulzim Basha.

Plani i opozitës për daljen nga kriza

Gjatë deklaratës për mediat nga selia blu, kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje sërish Edi Ramës që të zbatojë planin e opozitës me 5 pika ose të hapë krahun.

‘Dua ta përsëris: Plani është mbi tavolinë, të marrë e ta zbatojë, jo për hirin tim apo të PD, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun’, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PD-së.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Në këtë kohë kur krimi dhe korrupsioni po bëjnë kërdinë, kur rrugët tona janë pre e trafikantëve të drogës, vendi ka mbetur në marrsh indietro dhe Edi Rama vazhdon të krekoset dhe të tregojë fajtorët imagjinarë.

Dështimet e Ramës po i paguan populli, fermerët, rinia, pensionistët. Jeni ju që po paguani për dështimin spektakolar. Në vend që të hapte vende pune, i shkatërroi.

E futi korrupsionin në çdo qelizë të shtetit, atë që nuk e arriti do t në dy mandate ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për të nxjerrë vendin nga kriza.

Nuk ka pse të jemi në këtë gjë. Nuk e meritojnë shqiptarët jenë pas Maqedonisë. Nuk e meritojmë të mbetemi mbrapa.

Ne jemi popull punëtor por kemi udhëheqjen e gabuar prej 6 vjetësh.

Përtej llafeve të bukura, batutave dhe fjalimeve boshe të Ramës ne kemi propozuar një plan të qartë që i hap rrugë ndryshimeve, plotësimit të 9 kushteve të Bundestagut, dhënies fund të krizës politike.

Ndaj dua ta përsëris: Plani është mbi tavolinë, të marrë e ta zbatojë, jo për hirin tim apo të PD, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun.

Ne me përgjegjësinë maksimale ne e kemi hartuar këtë plan. Koha nuk pret, tani është koha të marrim përgjegjësitë për zgjidhjen e kësaj krize.

Vendi ëhstë në krizë të gjithëanshme. Ekonomia është në kolpas dhe kushtet e Shqipërisë sa vijnë e shtohen. Ishin 5, u bënë 7, tani janë 9. Nëse do të ishte i vërtetë mashtrimi se këto vende janë kundër zgjerimit, pse i thonë PO Maqedonisë dhe Jo shqipërisë? Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama ka dështuar në secilën prej fushave ku është kërkuar progres dhe tani i ikën përgjëgjësië. Duke i ikur përgjegjësisë për krimin, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve, që u faktuan në ekipin e tij qeverisës, duke iI ikur përgjegjësisë për mbrojtjen që u bën përsonave në listën e zezë të SHBA Vangjush Dako dhe Tom Doshi, duke i ikur përgjegjësisë se Shqipëria ëhstë bazë ndërkombëtare për drogën, Edi Rama faktohet se nuk e do integrimin europian. Në një vend që kërkon të bëhet anëtar, një kryeministëer që bën ligje për të vjedhur popullin e vet që fut kriminelë në politikë dhe mban ministra të lidhur me krimin, nuk zgjat dot 24 orë.

9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kriza. Nuk kemi kohë për të humbur. Tani është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot vendit. Në këtë kohë të vështirë kur biznesi është në kolaps, kur punësimi është zero dhe papunësia po rritet, kur frigoriferët e shqiptarëve janë bosh dhe nuk paguajnë dot taksat dhe faturat e rritura të energjisë dhe ujit, kur krimi dhe korrupsioni po bën kërdinë, kur rrugët tona bëhet skena të përleshjesh, kur rinia e ka mendjen të ikë nga vendi, vendi ka mbetur në marsh indietro, ndërsa Edi Rama e ka mendjen të krekoset dhe të tregojë me gisht fajtorët imagjinarë. Dështimet e Edi Ramës po i paguajnë qytetarët, po i paguan rinia, po i paguajnë pensionistët, fermerët, janë ata, jeni ju të dashur qytetarët. Është e qartë që atë që premtoi dhe që nuk e arriti dot për dy mandate nuk ka shans ta arrijë më. Ndaj ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri, me rrugë të re dhe mundësi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhje për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Nuk ka pse të jemi në këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu