Kryeministri Edi Rama mohon kategorikisht se Shqipëria do të jetë një vend që do presë azilantët nga vendet e pasura.

Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kamp për refugjatë’– u shpreh Rama teksa doli nga mbledhja me krerët e degëve të Partisë Socialiste.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se patronazhistët janë aset i pazëvendësueshëm për partinë, ndërkohë që për satelitët, ai ftoi gazetarët që të jenë të pranishëm kur të ngrihen në mars.

‘Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm jo vetëm i PS-së por i të gjithë partive që funksionojnë të tilla dhe fitojnë. Nuk diskutohet që do të aktivizohem. Koston për satelitët do ta themi në mars kur të ngrihet dhe sateliti i parë”- tha Rama.

Ditën e sotme media ‘The Times’ publikoi një artikull ku thuhej se në Shqipëri do të vijnë emigrantët që futen në Angli. Në artikull bëhet e ditur se kanë nisur diskutime me qeverinë Rama 3.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu