Një nga shkencëtarët kryesorë të kompanisë Moderna tha se vaksina e tyre mund të mos e pengojë përhapjen e koronavirusit.
Tal Zaks u bëri thirrje amerikanëve të mos keqinterpretojnë rezultatet premtuese të vaksinës, e cila ka treguar se është 95 përqind efektive në parandalimin e infektimit nga koronavirusi.

Si shumica e vaksinave, edhe ajo e kompanisë Moderna nuk e vret virusin nëse ju e merrni atë, por ajo e ndalon virusin që të ngjitet te receptorët e qelizave njerëzore, duke depërtuar brenda këtyre qelizave. Në këtë mënyrë virusi nuk shumohet. Por edhe një sasi e vogël virusi do të thotë se ju mund të infektoni të tjerët.
Moderna thotë se kjo nuk është e provuar, por ekziston rreziku.
Ndërkohë, vaksina e kompanisë AstraZeneca, e prodhuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se parandalon edhe përhapjen e virusit.