Sot PS organizon zgjedhjet për delegatët e kongresit të PS.

Në Gjirokastër, do të votohet në të gjitha Njësitë Administrative që janë pjesë e Bashkisë së Madhe. Ndryshe nga fleta e votimit në qytet Gjirokastër ku janë 16 kandidatë të ndarë tetë gra dhe po kaq meshkuj, në njësitë administrative, socialistët do të zgjedhin mes një gruaje dhe një mashkulli në një fletë të vetme votimi.

Në fletën e votimit për qytetin Gjirokastër, anëtarësia do të ketë mundësinë të zgjedhi gjithsej 7 delegatw, 3 meshkuj dhe po kaq femra ndërsa kandidati i shtatë do të jetë ai mashkull apo ajo femër që do të ketë më shumë vota.

Në listën e kandidatëve për të qenë delegatë për kongresin e PS, figurojnë drejtorët e PS si Eduart Pesha, Ismail Zeko, Shpëtim Novi, Odise Kote, Sokol Feruni, Argjiro Muho, Magdalena Margariti, Mantha Zhapa dhe Matilda Gushi.

Armata e drejtorëve po i’u serviret socialistëve për t’i përfaqësuar në Kongresin e Rilindjes. Lista e kandidatëve për të qenë delegatë, mund të përshkruhet ndryshe si konglomerandë nepotizmi dhe krushqish mes njëri-tjetrit.

Votimi ka filluar dhe përfundon në orën 16:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu