Nga S. Spaho

Mobbing – Nen Presion dhe Terror Psikologjik

“ Imagjinoni te beni  dicka te mire ne jete per te gjithe njerezimin, te cilet inkurajojne te tjeret te jetojne, te pakten nje dite, nje ngjarje qe mund te kete nje impression, afatgjate, ate dite, ate moment. Ky eshte ndryshimi afatgjate ne te miren e saj.”                                                                                                                              Dennis R. Paul

Mobbing dhe Pandemite

Better  save then sorry !  (Me mire te mbrohesh se te falesh!)

Ne situaten e Pandemise se shkaktuar nga Covid-19 ( kufizimet ne levizje ) frika per rritje te dhunes te se gjitha formave po rritet duke u bere nje sjellje organizative me te cilen perballen 120.000 individe te rinj cdo vit sipas Heinz Leyman. Per kete arsye fenomene dhune e te gjitha formave  kapsulohet me terren izolimin duke kultivuar friken per mosdenoncim.

Viktimat me te prekura jane grate dhe femijet, gjithashtu dhe femijet me aftesi speciale (sidomos personat me Autizem), ose personat me aftesi te kufizuara.

Vete fakti qe komunikimi ne perqindjen me te madhe behet me ane te sherbimit online (studimet , puna, marrje te informacioneve baze) sjell rezultat edhe rastet e padeklaruara prej frikes dhe te mundshme ne rritje.

Mohimi dhe dhunimi i te drejtave dhe lirise se cdo individi ne thelb eshte MOBBING.

Prinder edhe pse eshte e veshtire te besh prinderimin me komunikim te shendetshem ne te tilla situate eshte detyre, pervec ngarkeses qe vete prinderimi mbart.

 

Etimiologjia  e “Mobbing “

Prejardhja e kesaj fjale vjen prej anglishtes .

Ajo  eshte zyrtarizuar prej Etologut Austriak Konrad Lorenz.

Domethenia paresore I referohej te gjitha sjelljeve kafsherore , te nje ose me shume pjesetareve te  nje grupi kundrejt atyre qe cilesoheshin si  Unaza e dobet deri ne largimin e tyre nga grupi. Ne shekullin e XVll kjo fjale doli si derivat i nje shprehje latine ‘Mobile Vulgus’ e cilia I referohej grupeve tipike ne ndonje parade ose event local me sjellje te keqija duke dhunuar dhe larguar pjesetare te tjere.

Jane shume faktet dhe shembujt ne vite mbi Mobbing,por klasifikimi I Lenz Leyman ne 1996 definitoi kete fenomen me 45 sjellje shqetesuese te ndara ne 5 kategori.

Sulme ne mundesine e komunikimit

Viktima sulmohet ne mundesine e komunikimit ose behet objekt i komunikimit agresiv psh. telefonata kercenuese.

Sulme ne marredheniet sociale

I Mobbizuari eshte faktik I izoluar ne kontekstin e punesimit,nuki flitet ose ai/ajo transferohet ne nje  zyre larg kolegeve te tjere etj.

Sulme ne imazhin social

Viktima merr sulme ne imazhin professional,tallje ose behet objekt I shakave keqdashese dhe detyrohet te beje pune poshteruese.

Sulme ne situata profesionale e private

Pjesa e punes e te mobizuarit vjen duke u boshuar ne rritje, I jepen detyra poshteruese me qellim,te veshtira per t’u arritur,sidomos kur instrumentat per nje rezultat pozitiv jane te papershtatshem.

Sulme ne shendet

Sulmohet gjendja e shendetit psikofizik e te punesuarit,detyrohet te beje pune te cilat keqndikojne ne shendetin e tij,kercenohet me dhune fizike, demtohet pozicioni I punes etj.

Natyra e Mobbing

Ndahet ne disa lloje :

Mobbing vertikal

Dhuna psikologjike eshte e shprehur dhe ndodh prej drejtuesit tek viktima e shprehet ne bossing (I planifikuar ,strategjik,organizativ). Ne vetvete ky lloj bullying perfshin sjellje shqetesuese ne akt nga nje drejtues I vetem.

Mobbing horizontal

Shprehimisht ndodh prej kolegeve tek nje koleg.

Mobbing Individual

Ndodh ne rastin e nje punetori te vetem .

Mobbing kolektiv

Perfshin grupe diskriminuesish si ne strukturime nderrmarrjesh etj.

Mobbing nga poshte ne zbritje por edhe individual dhe kolektiv te nderthurur ndodh kur diskutohet autoriteti I nje drejtuesi.

Mobbing sexual edhe pse nuk karakterizohet prej kontakteve sexuale.Ne USA cilesohet Harassment.

Mobbing dhe demtimet psikofizike

Eshte kaq e veshtire dhe reziliente demtimi shendetesor ,fizik ,psikofizik sa kerkon nje kohe te gjate rehabilitimi dhe kujdesi e vemendje te nderthurur ndermjet specialisteve te fushes se shendetesise dhe psikoterapisteve.

Mobbing:

Poshterim,I pamershirshem, frikesim, aluzion,  abuzim, agresion, braktisje, ofendim, ngacmim,  dhimbje, depresion, dhune, diskretitim, bullizem,  armiqesi, frikesim, diskriminim, denim, keqtrajtim, sulm, demoralizim, fizik, terror, mizori,fyerje, psikologjik, izolim, shtrengim, stress, faj, dem, abuzim, traum, vuajtje.

Nje individ i Mobbuar se pari kerkon mbeshtetje psikologjike, ndihme shendetesore dhe komunikim me profesionalizem. Ajo qe eshte detyre primare per te parandaluar kete fenomen  duhet te jete gjithperfshirese dhe e koordinuar me aktore profesioniste dhe Etike profesionale.

Lindin pyetje ..

A jemi nen efektin e Mobbing ne kete situate ne te cilen po jetojme sot dhe nese jemi me kaq shume informacion mediatik a vazhdon ndikimi negativ psikologjik dhe persa kohe e si mund ta ndalojme?

A mundet padashur te demtojme (dhunojme) mes nesh ne vendet ku bashkejetojme me ane te komunikimit dhe si mund ta lehtesojme kete situate ?

Kontaktoni me profesioniste te besueshem te fushes dhe behuni selektiv duke marre informacionin e pershtatshem per ju ne menyre qe te mbroni veten dhe te ardhmen e femijeve  !

Per me shume informacione mund te referoheni ne adresat e meposhtme:

International Journal of School and Cognitiv Psychology  www.omicsonline.org

Analysis of the Influence of Mobbing and Violence Acts on the Safety of Workers  www.tandfonline.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu