Një ditë pas vaksinimit nga COIVD-19, mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ foli për rëndësinë e vaksinimit në frenimin e këtij virusi të rrezikshëm. Ai përmendi edhe kategoritë që nuk duhet ta marrin vaksinën.

“Unë mendoj që personat që e kanë kaluar dhe kanë mbrojtje të mjaftueshme antitrupash, nuk kanë arsye që të vaksinohen. Nuk e kanë të nevojshme dhe të rekomandueshme që të vaksinohen

Përveç fëmijëve deri në moshën 18 vjeç dhe grave shtatzëna, të gjithë duhet ta marrin vaksinën”, sqaroi Pipero.

Gjithashtu Pipero tha se nisja e vaksinimit është një lajm mjaft i mirë dhe shumë shpejt do të nisë të shuhet pandemia.

“Unë mendoj që fundi i marsit do fillojë të flasë ndryshe, jo vetëm për Shqipërinë, por ndoshta edhe për Europën edhe më gjerë, për gjithë botën. Pra do të fillojë të shuhet gradualisht pandemia.

Normalisht bishtat e pandemive janë të gjatë, zgjasin ndonjëherë deri në 6 muaj, por unë besoj fort që fundi i marsit do të na gjejë më të relaksuar. Besoj vera do na gjejë shumë më të lirë”, theksoi mjeku Pipero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu