Nga Dritan Kaba

Qindra mijera njerez qe nuk punojne dot kush ua paguan rrogen?
Mos rri duke bere gjithologun, kot me kot, ekran me ekran, por merr masa te garantosh rrogen minimale per njerezit qe nuk shkojne dot ne pune!
Nuk kane me çfare te hane dhe te plotesojne nevojat e tyre!
Per keto duhet te mendohesh e t’i japesh zgjidhje, jo te na besh leksione boshe!
Jane mijera te tjere qe nuk do levizin edhe nuk krijojne te ardhura per te mbajtur frymen gjalle!

Duhet t’i garantosh pagesen. Mblidh qeverine edhe nxirr urdher per garantuar pagat e sektorit privat, se do vdesin njerezit per buke!
O alimfatrak! Mjaft me me shfaqje!
Hiq pagesat e koncensioneve dhe garanto pagesen per qytetaret!
Hiq taksat lokale, tatim fitimin edhe pezullo pagesat e detyrimeve ne shtet!
Ndalo dhe anullo gjobat dhe pagesat e parkimeve, se nuk kane ku te lejne njerezit makinat.

Merr vendime qe duhet te marre nje qeveri e pergjegjshme, per qytetaret e saj, mos jep keshilla praktike si emision higjene!
Bllokon te gjitha makinat private, kur as ne Lombardi, qe eshte qendra e epidemise ne Evrope nuk jane ndaluar.
Po per te shkuar ne urgjence tek nje i aferm qe eshte ne hall, po nje varrim, larg qofte, me çfare do e çojne njerezit apo ta varrose bashkia?!

Me çfare do ikin mjeket, infermieret, bukepjekesit, farmacistet, njerezit qe sherbejne ne pune nese bllokon levizjen, me balone?!
Merr masa sa me shpejt per ekonomine! Garanto pagesat per punonjesit qe marrin page deri ne 35 mije leke, se nje dite pune e munguar, e papaguar per ta dhe femijet e tyre, eshte nje dite pa buke!
Keshiillat praktike i japin mjeket, ti ke detyrim te japesh zgjidhje, jo leksione!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu