Një ditë para tubimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i PD, Lulzim Basha teksa konfirmon pjesëmarrjen e tij, përsërit thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve, për të qenë pjesë e tij.

Sipas liderit të opozuitës, është detyra e çdo qytetari për tu mbledhur së bashku në mbrojtje të Kushtetutës.

“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!, shkruan Basha në postimin e tij, teksa poston edhe flamurin kombëtar.

Image

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar edhe më herët në lidhje me tubimin që ka paralajmëruar Presidenti Ilir Meta për nesër.

Sipas Bashës, vendi gjendet në një krizë të thellë kushtetuese dhe thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë.

Në mbështetje të thirrjes së presidentit, nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” pritet të mblidhen jo vetëm shqiptarë brenda vendit, por edhe me mijëra që kanë njoftuar mbërritjen e tyre nga Diaspora.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu