Nga Artan Fuga 
Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht, ca deputetë që na vunë 99 kushte!

Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! – Fajin e ka nobelisti Handke.

Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!

Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi!

Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata, që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! – Fajin e ka Makroni!

Këshillat bashkiake i kemi moniste! – Zoti Trump, që konsiderohej armik i shqiptarëve, e kishte fajin!

Na kapin tonelata me kanabis në kufi! – E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!

Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga Presidenti! – Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias, që nuk shprehen qartë!

Po për PPP që bëjnë kërdinë?! –  Për ato i ka fajet Akademia Suedeze e Shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike!

Po për përgjimet te Bild?! – Për ato e kishte fajin Elez Biberaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu