Komisioni Rregullator miratoi në mbledhjen e sotme projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për Kuvendin e Shqipërisë i cili do riformatohet pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Nga përllogaritjet e kryera në bazë edhe të numrit të personave të regjistruar në Gjendjen Civile, Komisioni vendosi që Dibrës dhe Gjirokastrës t’i hiqet një mandat.

Dy mandatet do i shtohen qarkut të Tiranës.

Bazuar në nenin 76, pika 1, të Kodit Zgjedhor, KQZ me shkresë nr. 2117 Prot., datë 25.11.2020 i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, numrin e përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile me shkresë nr. 8541/1 Prot., datë 27.11.2020 i ka dërguar KQZ-së të dhënat e kërkuara, duke përcaktuar se numri i shtetasve është i datës 27 nëntor 2020.

Neni 76, pika 1 i Kodit Zgjedhor përcakton se “Si rregull 4 muaj para datës së fillimit të periudhës zgjedhore, që i paraprin fundit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile me kërkesë të KQZ-së, dërgon numrin e përgjithshëm të shtetasve, si dhe numrin e shtetasve për çdo qark, bazuar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile”.

Ndërsa pika 2 i të njëjtit nen përcakton se “Përllogaritja dhe miratimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore kryhet brenda 15 ditëve nga marrja e të dhënave sipas pikës 1 të këtij neni”.

Nisur nga sa më sipër, të dhënat e marra nga Ministria e Brendshme respektojnë plotësisht kërkesat dhe janë marrë brenda afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Këto të dhëna i lejojnë KQZ-së të zbatojë detyrimet ligjore që përcakton “Pjesa e V e Kodit Zgjedhor”.

Bazuar në nenin 74, pika 1, të Kodit Zgjedhor, zona zgjedhore për Kuvendin, përputhet me territorin e qarkut.
Bazuar në nenin 75 të Kodit Zgjedhor dhe të dhënave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, është llogaritur numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore si më poshtë:
Numri total i shtetasve 4 544 977 (katër milion e pesëqind e dyzet e katër mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë) është pjesëtuar me numrin 140 (njëqind e dyzet) të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati [numri real i dalë nga pjesëtimi është 32464,12 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër pikë dymbëdhjetë)]. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) shtetas, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh, i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim.

Pas këtij veprimi mbetën pa u shpërndarë edhe 7 mandate për të plotësuar numrin 140.
Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Veprimet e kryera janë të pasqyruara në tabelën e mëposhtme:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu