Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lapsuseve dhe gafave të njëpasnjëshme gjatë daljeve publike. Për këtë duket se është edhe vetë, e vetëdijshme.

Ditën e sotme ajo ka deklaruar se edhe vetë i vjen për të qeshur kur dëgjon ato për të cilat është komentuar vazhdimisht në rrjet. Kjo sipas saj vjen për shkak se nuk i është dashur më parë të prezantojë veten në aspektin mediatik.

Ajo ka theksuar se mund të bëjë lapsuse dhe gafa në televizion, por në punën e saj nuk bën asnjëherë.

Megjithatë Muzhaqi është e bindur se kjo është një eksperiencë që fitohet me kohën.