Ministria e Mbrojtjes i ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë larg pallateve, ndërtesave apo objekteve të rrezikshme, pas erës së fortë që ka përfshirë vendin.

Me një njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata është nën kontroll dhe se nuk raportohen probleme.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë,  mund  të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.  Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu