Nga Herion Mesi

Kjo që po ndodh në administratën shtetrore, ku OSHEE, Ujësjellësa, bashkitë, ministritë, si dhe çdo institucion që financohet nga buxheti i shtetit po marrin me kontrata tre mujore apo 5 mujore mijëra votues; mbetet një skandal i madh.

Jo vetëm se po shpenzojnë paratë e buxhtetit të shtetit për ti marrë votat në 25 prill, por është dhe një akt kriminal, sepse po i mashtrojnë duke iu thënë se “për këto tre muaj jeni në punë dhe sa të fitojmë zgjedhjet do t’ju punësojmë përfundimisht”.

Në të vertetë qeveria e di se këto punësime provizore nuk kanë asnjë shans të punësohen pas zgjedhjeve, sepse do ti nxjerrin në rrugë sapo të mbarojnë punë.

Në Mal të Zi u arrestua nga prokuroria kryebashkiaku i Ulqinit vetëm se kishte firmosur disa punësime partiake, ndërsa në Shqipëri kjo po bëhet me vendime qeverie, vendime te kryebashkiakëve dhe drejtorëve të Rilindjes, të cilët synojnë t’iu blejnë votat duke i punësuar me paratë e krejt shqiptarëve; ka nevojë për ndëshkim penal.

Prokuroria e Kontrolli Lartë Shtetit duhet të kontrollojne e hetojnë për këto mijëra punësime elektorale me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe opozita duhet të ngrejë zërin, sepse siç po vepron qeveria duke punësuar militantë apo njerëz që ti bëjë për vete ; do jenë zgjedhje të blera, por këtë herë me paratë e buxhetit, përveç bandave kriminale dhe oligarkëve të cilët janë lëshuar me lista për ti blerë me euro.

Natyrisht që pakënaqësia popullore është mjaft eksplozion e ku me datë 25 prill do kthehet në një Referendum kundër mafies pushtetare, përsëri këto punësime e ulin disi përqindjen e fitores së opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu