Vijon operacioni “Mezhgorani” ndërkohë që shkon në 37 numri i të arrestuarve me arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

Kanë qenë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ato që ndaluan B. M.32 vjeç nga Mallakastra për të cilin Gjykata e Përmetit i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale organizim i lotarive të palejuara dhe moskallëzim krimi.

Pesë ditë më parë, pas një hetimi 6-mujor u finalizua operacioni “Mezhgorani” ku u arrestuan dhe ndaluan dhe u proceduan 53 persona mes të cilëve edhe analisti Henri Cili.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatikë model “56”, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.

Policia konfirmon se po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu