Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, pas akuzave që ky i fundit i bëri gjatë ditës së sotme në Kongresin e PS.

Meta: Nuk kisha ndërmend të dilja në konferencë për media dhe as të shpërndaja postime. Por për respekt të detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë, jam i detyruar të dal dhe të bëj disa sqarime pasi organizata e inceneratorëve nxorri sot në mënyrë të qëllimshme “zogun e Tiranës” i cili në një mënyrë vulgare duke nxjerrë nga goja çdo gjë që i fusin në gojë. Si ato konet që i nxjerrin nëpër rrugë, lëshoi një llogore të tërë kundër presidentit të Republikës duke e bërë përgjegjës për stërkëmbëshat që Rildindja ja ka bërë Shqipërisë. Se përse e e bëri, ajo dihet sepse ka pasur bilanc katastrofik. Dihet se është një vjetori i zgjedhjeve dhe presidenti është fajtor se ka thënë gjëra të vërteta një vit më parë.