Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars.

Para mediave, nga presidenca, Meta paralajmëroi një ‘besëlidhje’ me popullin dhe tha se institucionet në bulevard do i kthehen popullit.

Këto deklarata erdhën pasi Presidenti u pyet se përse nuk e shpërndan parlamentin që cilëson gjysmë apo kjo tezë është vetëm një presion. Meta theksoi se maxhoranca e qeveria është pjesëmarrëse në këtë grusht shteti dhe se emra të tjerë do të evidentohen në ditët në vijim.

“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria, maxhoranca dhe ai që e quaj gjysmë parlamenti, arsyet që ju i dini dhe që është jokushtetues. Ka padyshim persona të tjerë që do të evidentohen në ditët në vijim. Çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e grushtit të shtetit. Veprimet e presidentit do jenë gjithmonë në mbrojtje të kushtetutës.

Sot kjo godinë është një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur për mbrojtjen e Kushtetutës. Nga data 2 mars do firmoset dekreti i parë, para popullit shqiptar në bulevardin do të lidhim një besëlidhje. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të republikës por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera”, deklaroi Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu