Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i pranishëm në Estoni gjatë një interviste për televizionin shtetëror estonez, foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me Edi Ramën dhe marrëdhëniet e këtij të fundit me demokracinë.

Gazetari: Gjithsesi, kur shikoj zgjedhjet vendore, të cilat u sunduan nga një parti e vetme, ku votuesit nuk kishin ndonjë zgjedhje, kur kam parasysh faktin se ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, çfarë tregojnë të gjitha për shëndetin e demokracisë në Shqipëri?

Presidenti Meta: Nuk është se po kalojmë çastet më të shkëlqyera të demokracisë në Shqipëri.

Gazetari: Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?

Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu