Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për “ABC News”, komentoi rolin e policisë gjatë situatës së pandemisë.

Kreu i shtetit u shpreh se forcat e rendit po bëjnë detyrën në këtë rast, por nëse do të prekin votat më 25 prill do të kenë të njëjtin fat si policët e regjimit të Hosni Mubarak në Egjipt.

“Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto, lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin, me Andi Lilën etj, nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, nëse një polic prek një votë në 25 prill 2021, do të përfundojë më keq se policët e Mubarakut. Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu