Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim, Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, ku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

‘Presidenti Meta pret në takimin Presidentin e Parlamentit Europian, Sh.T.Z. David Sassoli

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, Sh.T.Z. David Sassoli.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Në këtë kontekst Presidenti mirëpriti takimin e organizuar së fundmi nga Presidenti Sassoli me kryetarët e Parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e përbashkëta të shprehura në konkluzionet e këtij takimi të nivelit të lartë.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës e jo-konfrontues në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare.

Presidenti mirëpriti gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Sassoli për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, çka do të çonte në një zbatim më të shpejtë dhe të besueshëm të 9 prioriteteve të Bundestagut.

Presidenti Meta përshëndeti edhe angazhimin për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e procesit të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor, përmes një qasjeje më demokratike, më transparente, dhe më pranë qytetarëve.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu