Presidenti Ilir Meta ka bërë kritika të ashpra sot në adresë të qeverisë për përkeqësimin e lirisë së medias në vend, rikthimin e protestave të gazetarëve, largimin e shumtë të tyre jashtë vendit për shkak të rrezikimit të jetës…

Po ashtu, Meta ka përmendur rastin e shkrimtarit Agim Tufa, që u detyrua të kërkojë azil jashtë vendit për shkak të kërcënimeve që i iu bënë familjes së tij dhe dënoi heshtjen e institucioneve.

Meta nuk la pa përmendur si problem të rëndësishëm, shpopullimin e vendit nga të rinjtë sidomos, për shkak të kushteve të vështira të jetës dhe pamundësive.

Në Konferencën vjetore të Avokatit të popullit me temë  “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”, Meta tha:

“Fatkeqësisht, liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar. Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Pas shumë viteve, gazetarët i janë rikthyer protestave në mbrojtje të lirisë së shprehjes, ndërsa numri i reporterëve që janë detyruar të largohen është rritur, ndërsa disa pronarë mediash në këmbim të përfitimeve, e kanë asgjesuar postin e kryeredaktorit të lajmeve, se e bëjnë vetë.

Raporti paraprak i disa muajve i OSBE/ODIHR se media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke imponuar autocensurën, janë kambana alarmi për lirinë shqetësuese të shprehjes në Shqipëri.

Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet ta harrojnë vuajtjen dhe persekutimi që kanë kaluar.

Lidhur me gjuhën e urrejtjes, nevojitet një balancë.

Ka një korrelacion midis lirisë së shprehjes dhe nivelit të demokracisë së një vendi.

Këmbana më e fortë është shpopullimi i vendit, veç të tjerave, përdorimi i gjuhës ë urrejtjes nga vetë politika që i demoralizon sidomos të rinjtë.

Zyra mbështetëse e Azilit Evropian tregoi se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria për 10 muajt e këtij viti është rritur me 16% dhe në raport me Serbinë shumë herë më të lartë. Ishte një largim shumë tronditës largimi i shkrimtarit Agron Tufës, për shkak të mendimeve të tij shprehura publikisht.

Ishte tronditëse po ashtu heshtja për këtë.

Vitet e shumta kanë qenë të shumta rastet kur roli i mediave në denoncimin e aferave kriminale ka qenë thelbësor. Funksionarët shqiptarë duhet të jenë model ndaj dhe daljet e tyre publike nuk duhet të cenojnë përkatësinë e qytetarëve.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu