Humbja e jetes ne nje aksident automobilistik mesditen e sotme ne aksin Memaliaj-Krahes, ka sjelle reagimin e ish deputetit te LSI per Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo. Zoti Tavo ka shprehur dhimbjen e tij te thelle per ndarjen nga jeta ne menyre te parakohshme te dy arsimtareve model nga Memaliaj.

Nje prej tyre ishte Leonard Sako ish bashkepunetor i ngushte i zotit Tavo dhe miku i tij ku ish deputeti nuk kursen vleresimet per te ne mesazhin e ngushellimit qe ka percjelle ne llogarine e tij personale ne FCB. Per zotin Tavo, humbja e dy arsimtareve memaliote, eshte e shume e madhe per shkollen, nxenesit dhe koleget nderkohe qe jane te pazevendesueshem kurresesi per familjaret e tyre.

Mesazhi i ngushellimit i ish deputetit Vangjel Tavo.

Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të dy mësuesve të shkollës Krahës në Tepelenë,
Leonard Sako dhe Ornela Hoxha.
Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit.
Kjo është një humbje e madhe për shkollën, nxënësit dhe kolegët.
Personalisht jam shumë i trishtuar për Leonardin, mikun tim të mirë dhe njeriun e mrekullueshëm dhe të jashtëzakoshëm.
U prehshin në paqe dhe Zoti ia lehtësoftë dhimbjen familjeve, miqve dhe të afërmve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu