Populli kërkon që politika shqiptare të mësojë nga Kosova. Asgjë më tepër, veçse të veprojë si ajo, ku kryeministri jep dorëheqjen dhe zgjedhjet bëhen pa banda e ku rezultati nuk vonohet me javë të tëra, siç ndodh në Tiranë.
Në Kosovë funksiononte parlamenti, qeveria, presidenca, opozita, shoqëria civile, media nuk është e blerë nga qeveria si në Tiranë, por një akuzë nga Haga, e cila kishte prapavijë politike solli që kryeministri kosovar të jepte dorëheqjen dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme politike.
Kosova dha ditën e dielë një shembull demokracie për Rajonin, pse jo edhe për BE. Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në mënyrë korrekte, pa vjedhje apo blerje votash si dhe brenda më pak se 6 orë nga ora e mbylljes doli rezultati se kush fitoi. Ishte PDK e Kadri Veseli ose partia e presidentit Hashim Thaçit e cila pranoi që në fillim humbjen dhe kalimin në opozitë. Më pas beteja u zhvillua dhembë për dhembë mes Lëvizjes Vetvendosje të Albin Kurtit dhe LDK me kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin. Diku nga mesnata filloi festa e VV dhe partitë e tjera heshtën, duke respektuar fituesin e këtyre zgjedhjeve.
Dhe siç dihet tashmë Albin Kurti ka dalë fitues në Kosovë, duke mposhtuar dy partitë e ish-komandantëve të UÇK, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj. Në Shqipëri duhet të ulin kokën dhe të mësojnë nga Kosova e cila zhvilloi zgjedhje demokratike.
Siç dihet prej muajsh opozita shqiptare ka dalë nga parlamenti, ajo po zhvillon protesta të forta kundër kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për blerje dhe vjedhje votash me bandat e krimit, siç janë bërë publike dosjet e krimit elektoral në Durrës dhe në Dibër. Ndërkohë kryeministri ironizon dhe tallet me popullin opozitar, të cilit nuk i ka mbetur asnjë udhë tjetër përveç përplasjes së fortë me pushtetin para kryeministrisë. Faktet e shumta që janë botuar apo që gjenden në dosjet hetimore të prokurorisë flasin për blerje votash nga qeveria e PS në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kryeministri akuzohet për PPP-të, tenderime, koncensione, varfëri të popullsisë, etj dhe nuk pranon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në Kosovë funksiononte parlamenti, qeveria, presidenca, opozita, shoqëria civile, media nuk është e blerë nga qeveria si në Tiranë, por një akuzë nga Haga, e cila kishte prapavijë politike solli që kryeministri kosovar të jepte dorëheqjen dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme politike. E tashmë të gjithë e dijmë se si dolën dhe ku nuk pati asnjë parregullsi, rezultati doli në mesnatë. Ndërsa në Shqipëri rezultatet vonojnë me javë, zihen e shahen partitë, futen në punë bandat, bile edhe zgjedhjet moniste të 30 qershorit nuk dolën rezultatet as brenda natës, por fiks pas 27 ditësh!
Kryeministri Rama që e ka çuar vendin në kaos politik dhe ekonomik, edhe social, duhet të mësojë nga Kosova. Të jap dorëheqjen dhe të vendos populli me zgjedhje të parakohshme nëse e votbeson apo jo. Por sondazhet qeveritare e nxjerrin humbës Rilindjen, ndaj nuk pranon zgjedhje.
E mira e do që politika shqiptare të mësojë nga Kosova. Asgjë më tepër, veçse të veprojë si ajo, ku kryeministri jep dorëheqjen dhe zgjedhjet bëhen pa banda.