Shkollat do të hapen në 14 shtator. Vendimi është marrë nga qeveria dhe nga Komiteti i ekspertëve. Kështu shkruan Edi Rama në një postim në faqen e tij në Facebook.

‘Shkollat do të hapen.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin’.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha: Ka shkolla që do t’i ndajmë në turne dhe shkolla të tjera në zonat e tërmetit, që kanë një numër shumë të madh nxënësit dhe kemi menduar t’i ndajmë në turne ose në shkolla të tjera afër.

Ne kemi menduar t’I hapim shkolla me shumë kujdes. Duke parë modelet e vendeve të tjera, që kanë klasa të vogla, si Francën dhe Gjermaninë, që kanë vendosur t’i hapin në grpe të vogla, edhe ne duam t’i hapim shkollat por sipas specifikave që kanë shkollat individuale dhe duke kombinuar edhe mësimin online apo në rastet kur duhet të mbyllet një shkollë.

Bashkitë duhet të fillojnë të përgatiten tani për hapjen e shkollave. Kërkojmë dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për të na mbështteur në hapjen e shkollave në shtator.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu